PSG do të luajë kundër Angersit

Futboll

PSG do të luajë kundër Angersit

Më: 19 prill 2022 Në ora: 13:20
PSG do të luajë kundër Angersit

PSG do të luajë këtë të mërkurë kundër Angers, për ndeshjen e raundit të 33-të të Ligue 1 dhe njëkohësisht mund të shpallet edhe kampione e Francës.

Megjithatë për të festuar titullin PSG-së i duhet edhe një humbje e Marseille kundër Nantes, me të dyja përballjet që do të luhen këtë të mërkurë në orën 21:00.  Aktualisht parizienët kanë grumbulluar 74 pikë, plotë 15 më shumë se marsejezët e vendit të dytë.

Në të njëjtën kohë me festimin e titullit të këtij sezoni, PSG-ja do të festojë edhe titullin e 10-të në histori dhe do të barazojë Saint Etienne.

Pas eliminimit nga Champions League, tashmë qëllimi i vetëm i skuadrës së PSG-së është shpallja kampion sa më shpejtë të jetë e mundur dhe në të njëjtën kohë grumbullimi i sa më shumë fitoreve, duke qetësuar disi tifozerinë e klubit që është shumë e zhgënjyer nga yjet e shumtë që janë pjesë e ekipit të Mauricio Pochettinos.

Ndërsa sa i përket zonës së mbijetesës gara është ende e hapur për 10 skuadrat e fundit në renditje, pasi matematika i rrezikon të 10-ta ato dhe aktualisht asnjë nuk e ka mbyllur me Ligue 1.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat