Kështu përgjigjet Guardiola

Futboll

Kështu përgjigjet Guardiola

Më: 19 prill 2022 Në ora: 17:52
Kështu përgjigjet Guardiola

Në dy ditët e fundit është raportuar në shumë media evropiane se gjiganti anglez Manchester City ka arritur marrëveshje me Borussia Dortmundin për transferimin e sulmuesit Erling Haaland.

Sulmuesi norvegjez është ndër emrat më të kërkuar nga skuadrat e mëdha evropiane pas paraqitjeve të tij fantastike në dy sezonet e fundit ku përveç Manchester Cityt, në garë janë edhe Real Madridi, Chelsea dhe Barcelona.

Në lidhje me këto raportime është pyetur edhe trajneri i Cityt Pep Guardiola, por i cili ka refuzuar të jap përgjigje te qartë duke thënë se nuk mund të komentoj dhe se ka gjërat të tjera më të rëndësishme në kokën e tij në këtë pikë kritike të sezonit.

"Lajmet rreth Haaland? Nuk kam koment, nuk kam përgjigje", tha fillimisht Guardiola.

“Kam një shqetësim tjetër në kokën time për të menduar para asaj se çfarë do të ndodhë në këtë klub sezonin e ardhshëm”, shtoi ai.

Ndryshe, u raportua gjithashtu se në kontratën e tij me Cityn, Haalanda do të përfitojë nga 600 mijë euro në javë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat