Jashari: Atmosfera është shumë e mirë

Futboll

Jashari: Atmosfera është shumë e mirë

Më: 19 prill 2022 Në ora: 17:56
Jashari: Atmosfera është shumë e mirë

Kombëtarja e Kosovës U17 (meshkujt), ka arritur sot në Siena të Italisë, ku do të marrë pjesë në rrethin elitë të grupit të gjashtë për kualifikimet e Kampionatit evropian 2022, që mbahet në Izrael prej 16 majit deri më 1 qershor.

Dardanët e rinj mbajtën seancën e parë stërvitore para ndeshjes me Ukrainën, që zhvillohet më 20 prill në orën 12:00.

Kapitani i Kosovës U17, Igball Jashari, tha se ndaj Ukrainës do të japin maksimumin për të regjistruar fitore.

“Jemi një grup i mirë i lojtarëve. Në Kombëtare po mbretëron atmosferë shumë e mirë dhe pres që unë dhe bashkëlojtarët e mi do të japim maksimumin për fitore kundër Ukrainës.

Kemi punuar mirë dhe besoj se do t’i zbatojmë ashtu si duhet detyrat që do të na i japin trajnerët”, tha Jashari.

Kujtojmë se Kombëtarja U17 më 23 prill ballafaqohet me mikpritësin Italinë dhe në ndeshjen e fundit më 26 prill takohet me Poloninë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat