Piol: Portieri nuk protestoi

Futboll

Piol: Portieri nuk protestoi

Më: 20 prill 2022 Në ora: 11:41
Piol: Portieri nuk protestoi

Milani i jep lamtumirën Kupës së Italisë, pasi për të dytin edicion radhazi eliminohet nga Interi, teksa trajneri Stefano Pioli pranon humbjen, por nuk e fsheh keqardhjen për golin e anuluar të Bennacer, që mund të rihapte ndeshjen.

“Interi u tregua më i zoti se ne dhe shfrytëzoi mjaft mirë rastet e krijuara. Humbja është e pastër, por ne golin tonë e bëmë. Portieri nuk protestoi për asnjë moment për pozicion jashtë loje dhe ky është një rast i çuditshëm. Kundërshtarët protestuan për prekje me dorë, por goli u anulua për pozicion jashtë loje”, tha Pioli.

Më pas trajneri kuqezi kërkoi që të tijtë të lënë pas krahëve humbjen dhe të përqendrohen në kampionat, ku ndonëse janë në vendin e parë, nuk e kanë më fatin në dorën e tyre, pasi Interi ka një ndeshje më shumë për të luajtur.

“Nuk është momenti që të qajmë këtë humbje, pasi kemi fazën finale të kampionatit dhe duhet të reagojmë në mënyrën e duhur. I njoh mirë djemtë dhe e di që do të reagojnë që në ndeshjen e radhës ndaj Lazios”, deklaroi Pioli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat