Ramos është penduar

Futboll

Ramos është penduar

Më: 20 prill 2022 Në ora: 15:44
Ramos është penduar

Lamtumira e Sergio Raos nga Real Madrid ka qenë sigurisht një nga lajmet më të rëndësishëm të verës së kaluar në nivelin e merkatos së futbollit.

Kapiteni Blancos është përshëndetur me klubin madrilen pas skadencës së kontratës duke u transferuar me zero te Paris Saint-Germain.

Megjithatë, ata që e njohin shumë mirë ambientin merengues dhe të interesuarit direkt, janë të bindur se ka qenë një gabim vlerësimi nga ana e lojtarit që është befasuar nga Florentino Perez.

Po flasim për ish- futbollistin Guti, i cili ka dhënë mendimin e tij në lidhje me atë që ka ndodhur me të vërtetë mes presidentit të Real-it dhe El Gran Capitan:

“Sergio Ramos e di se ka gabuar sepse e ka tepruar në negociatat e zhvilluara për rinovimin. Mendonte se Florentino Perez do të bënte atë që donte ai dhe nuk e ka kuptuar se për Florentino-n Real-i është mbi gjithçka”.

Ish-mesfushori ka shtuar më pas: “Pasi arrihet një moshë e caktuar, të gjithë e dinë se te Real Madrid rinovimet janë me një vit. Kjo vlen për Sergio Ramos dhe për të gjithë.

Sergio nuk e ka kuptuar këtë dhe tani është i penduar sepse ishte një legjendë e Real Madrid, nuk ka arritur ta mbyllë karrierën te klubi ku do të kishte dashur dhe ka dalë nga dera e pasme”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat