Bashkim Idrizi çuditet me krizën e Trepçës

Futboll

Bashkim Idrizi çuditet me krizën e Trepçës

Nga: K. Goca Më: 20 prill 2022 Në ora: 18:11
Bashkim Idrizi çuditet me krizën e Trepçës

Trepça e Mitrovicës, po kalon ditët më të vështira në histori, rrezikohet seriozisht që të bie në Ligën e Dytë të Kosovës.

Humbja e sotme (0:2) nga Trepça ’89, janë sinjalet të qarta për klubin me traditë, se po iu troket largimi nga liga.
Gjashtë ndeshjet e fundit, ka vetëm një barazim dhe pesë humbje apo nga 18 pikë e mundshme, ka fituar vetëm 1. 

Trepça renditet në vend të tetë me 26 pikë pas 23 jave në Ligën e Parë të Kosovës në futboll, Grupi A, një më shumë se Drenasi dhe Besa në fund të renditjes. 

Bashkim Idrizi, ish futbollisti i mirënjohur, disa vite pjesë e Trepçës, edhe në vitet kur garonin në Ligën e Dytë federative ish jugosllave, flet shkurt për krizën e ekipit.

Bashkim, a është marre për një qytet si Mitrovica, nëse Trepça bie edhe nga liga e parë, ku e sheh fajin më shumë?   

“Marre është për institucionet tona shtetërore, kuvendin komunal në veçanti DKRS-ja, për Mitrovicën si qytet i futbollit, pastaj për MKRS  dhe FFK në një qytet ku ja ka nis së pari topi i futbollit të rrokulliset në shtetin e Kosovës”, thotë Idrizi për gazetën kombëtare “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat