Pëlqehet shumë nga Xavi

Futboll

Pëlqehet shumë nga Xavi

Më: 20 prill 2022 Në ora: 19:32
Pëlqehet shumë nga Xavi

Sulmuesi i Manchester City-t, Gabriel Jesus, mund të jetë një nga protagonistët e shumtë në merkaton e verës së ardhshme.

Braziliani është një lojtar që mund të mbuloje çdo pozicion në repartin e sulmit dhe kjo bën që shumë klube të jenë të interesuar për të.

Manchester City duket se ka vendosur të bëjë gjithçka është e mundur për të siguruar shërbimet e Erling Haaland, i cili pritet të transferohet në Angli verën e ardhshme bashkë me Julian Alvarez.

Transferimi i norvegjezit në Etihad Stadium do të pakësonte hapësira e Gabriel Jesus dhe lamtumira duket skenari më i mundshëm. Në Itali e ndjekin Inter dhe Juventus, por oferta e parë ka ardhur nga Spanja.

Sipas Manchester Evening News, Barcelona është skuadra që i ka bërë një ofertë të parë prej 30 milionë eurosh Manchester City-t për sulmuesin. Një lëvizje e bërë më shumë për të kuptuar sa e vlerësojnë Qytetarët lojtarin.

Aftësia e tij për të luajtur me skuadrën , që mund t’i besojë sulmin blaugrana. Kur vihet në lëvizje një klub si Barcelona, është e vështirë të rezistohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat