E kërkon Newcastle

Futboll

E kërkon Newcastle

Më: 21 prill 2022 Në ora: 11:32
E kërkon Newcastle

E kërkon gjiganti francez, PSG, por duket se Paul Pogba do të mbetet në Angli.

Mesfushori francez pritet që në fund të këtij sezoni, të largohet nga Manchester United.

Pogba sipas medieve britanike, nuk e ka përjashtuar mundësinë që karrierën ta vazhdojë në ishull.

E kërkon Newcastle

“Sky Sports” shkruan se Pogba mund të transferohet në Angli tek Newcastle.

Drejtuesit e Newcastle janë duke e monitoruar situatën e 29 vjeçarit, i cili gjatë kësaj verë pritet të bëhet me klub të ri. PSG, Real Madrid dhe ish-klubi i tij, janë duke e kërkuar francezin, por, siç raportohet, tani në garë për Pogban ka hyrë seriozisht edhe Newcastle, skuadër kjo që gjatë afatit kalimtar të verës synon ta forcojë skuadrën më disa lojtarë cilësorë.

Reprezentuesi francez është një nga objektivat e Newcastle gjatë kësaj verë. Krerët e kësaj skuadre tashmë janë duke përgatitur ofertën për francezin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat