Barcelona në sprovë

Futboll

Barcelona në sprovë

Më: 21 prill 2022 Në ora: 14:56
Barcelona në sprovë

La Liga spanjolle vazhdon sonte me ndeshjet e xhiros së 33-të të saj.

Dueli kryesor i natës do të jetë ai në mes të Real Sociedadit dhe Barcelonës.

Gjiganti katalunas tashmë i ka humbur shpresat për titull të kampionit dhe do të luftojë deri në fund për të mbetur në Top 4, i cili çon në Ligën e Kampionëve.

Prandaj, “Blaugrana” do të kërkojnë rezultat pozitiv sonte pas rezultateve të zbehta të ndeshjeve të fundit.

Por, ata s’do të kenë punë aspak të lehtë pasi përballë do të kanë ekipin e papërshtatshëm të Adnan Januzajt.

Aktualisht, Barça është e treta në tabelë me 60 pikë, një më pak se Atletico i dyti, por edhe dy ndeshje më pak të zhvilluara.

Kurse, lideri Real Madrid gjendet 18 pikë përpara Barçës, por edhe me dy lojë më shumë.

Kjo ndeshje do të fillojë në orën 21:30.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat