Kërkon talentin e RB Leipzig

Futboll

Kërkon talentin e RB Leipzig

Më: 22 prill 2022 Në ora: 11:22
Kërkon talentin e RB Leipzig

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Kloop i ka të qarta idetë për të përforcuar mesin e fushës për sezonin e ardhshëm. Gjermani u ka kërkuar drejtuesve të klubit të bëjnë maksimumin për t’i shkëputur RB Leipzigut, Konrad Laimer.

Për të arritur te kartoni i austriakut më parë “The Reds” duhet të mposhtin edhe konkurrencën e klubeve si Bayern Munich, Borussia Dortmund, Manchester United dhe Tottenham që janë vënë në ndjekje të futbollistit.

Duke parë interesimin për 24-vjeçarin, Leipzig shpreson në hapjen e një ankandi gjatë verës, çka do t’i siguronte të ardhura të mëdha klubit.

24-vjeçari është i lidhur me gjermanët deri në vitin 2023 dhe vlerësohet rreth 26 milionë euro, shumë që mund të  vazhdojë të rritet falë konkurrencës së krijuar mes klubeve që janë në ndjekje të lojtarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat