Bale drejt Amerikës

Futboll

Bale drejt Amerikës

Më: 22 prill 2022 Në ora: 11:34
Bale drejt Amerikës

Gareth Bale është duke kaluar javët e fundit si lojtar i Real Madrid. Kontrata e uellsianit me “Los Blancos” do të përfundojë në fund të sezonit dhe lamtumira duket e pashmangshme, ndërsa ende nuk është e qartë cila do të jetë e ardhmja e tij.

Mediet në Spanjë po raportojnë së fundmi se kalimi në kampionatin amerikan është një mundësi për sulmuesin.

Ish-lojtari i Totteham, shtohet se ka filluar negociatat për transferimin në MLS te DC United. Teksa pak ditë më parë u raportua se edhe Barcelona është duke i ndjekur me vëmendje zhvillimet që lidhen me 32-vjeçarin.

Bale ka kohë që qëndron në stol te Reali, ndërsa me përfaqësuesen e Uellsit tregoi edhe njëherë tjetër që është në superformë, pavarësisht mungesës së minutazhin në kampionatin spanjoll.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat