Gruaja e boksierit vrapon sapo shikon personat e armatosur

Futboll

Gruaja e boksierit vrapon sapo shikon personat e armatosur

Më: 22 prill 2022 Në ora: 14:08
Gruaja e boksierit vrapon sapo shikon personat e armatosur

Boksieri Amir Khan ka përjetuar një moment aspak të mirë disa ditë më parë.

Në kohën kur ai ishte së bashku me bashkëshorten e tij duke shëtitur në rrugët e Londrës disa grabitës të armatosur i kanë vjedhur orën luksoze që boksieri kishte me vete.

Pamjet të publikuara nga “Daily Mail” tregojnë disa persona të armatosur që i drejtohen makinës së ndalur të Khan. Në atë moment gruaja e boksierit pasi shikon skenën largohet duke vrapuar në anën tjetër të rrugës.

Personat e armatosur ja kishin dalë ti rrëmbenin orën me vlerë 72 mijë paund që boksieri kishte me vete.

Materialet i kanë kaluar policisë angleze që po heton për zbardhjen e çështjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat