Bale afër transferimit në Amerikë

Futboll

Bale afër transferimit në Amerikë

Më: 22 prill 2022 Në ora: 21:07
Gareth Bale

Anësori i Real Madridit, Gareth Bale është shumë pranë të transferohet në Amerikë te MLS.

Bale ka kontratë me Real Madridin deri në fund të këtij sezoni dhe rinovimi nuk pritet të ndodh.

Sipas ‘Tuttosport’ Bale do të transferohet në Amerikë, te Major League Soccer (MLS).

32 vjeçari nuk është paraqitur pothuajse fare këtë sezon me ‘Los Blancos’, ai ka luajtur vetëm shtatë ndeshje dhe ka shënuar një gol.

Kështu Bale pritet t`i jep fund aventurës së tij nëntë vjeçare në ‘Santiago Bernabeu’.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat