Përballja e ish-ave dhe e synimeve të sezonit

Futboll

Përballja e ish-ave dhe e synimeve të sezonit

Më: 23 prill 2022 Në ora: 16:24
Përballja e ish-ave dhe e synimeve të sezonit

Serie A ka rezervuar një përballje interesante për paditen e sotme, që mund të vendosë shumë për kampionatin italian.

Kampionët në fuqi të Interit do përballen me Romën e Mourinhios, ish-trajneri shumë i dashur për tifozët zikaltër. Në lojë janë shumë dhe të dyja ekipet luajnë për fitore, pasi barazimi  nuk vlen. Interi luan për titull, pasi fitorja sot vlen sa një finale, ndërsa Roma luan për zonën Champions.

Zikaltërit nuk do të kenë në dispozicion vetëm Vidal, pasi ka një ndrydhje në kavilje, teksa verdhekuqtë nga ana tjetër do duhet të bëjnë pa Nicolo Zaniolo dhe Bryan Cristante, të dy të dëmtuar.

Për skuadrën nga Milano pritet të rikthehet titullar dhe Edin Dzeko, që do ta nisë nga minuta e parë ndeshjen kundër ish-skuadrës së tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat