Mbyllet pa befasi java e 19-të e kampionatit

Futboll

Mbyllet pa befasi java e 19-të e kampionatit

Më: 23 prill 2022 Në ora: 18:49
Mbyllet pa befasi java e 19-të e kampionatit

Një tjetër javë në kampionatin e futbollit të femrave është mbyllur me sukses, teksa të gjitha ndeshjet janë zhvilluar këtë të shtunë.

Asnjë surprizë nga ekipet e mëdha të kampionatit, me Tiranën që është rikthyer te fitorja këtë javë, pasi mundi në derbi Tirana AS me rezultatin 6-1, në një ndeshje që foli për fitueset, të cilat shënuan pesë gola që në pjesën e parë.

Kjo është një fitore mjaft e rëndësishme për vajzat bardheblu të cilat ruajnë vendin e tretë në klasifikim.

Një fitore të rëndësishme këtë javë mori edhe ekipi tjetër i kryeqytetit, Partizani, që fitoi ndaj Murlanit me shifrat 1-0. Goli i vetëm i sfidës që i dha tre pikët të kuqeve u shënua në minutën e 76-të nga Begallo. Partizani gjendet tashmë në vendin e katërt në kampionat me 36 pikë të grumbulluara në 19 javë.

Vllaznia dhe Apolonia, dy “kundërshtaret” e përjetshme morën nga një fitore të thellë në ndeshjet respektive, teksa shkodranet mundën Teutën në shtëpi me rezultatin 5-0 ndërsa fieraket fituan 7-0 ndaj Kinostudios.

Edhe Atletik Club fitoi me shifrat 2-5 në transfertë ndaj Lushnjes, në një ndeshje të çmendur që përfundoi në barazimin 2-2 pjesën e parë, ndërsa në fraksionin e dytë shkodranet shënuan tre gola të tjerë, duke marrë kështu një tre pikësh mjaft me vlerë.

Ndeshjet e javës së 19-të:

Tirana 6-1 Tirana AS

Partizani 1-0 Murlani

Kinostudio 0-7 Apolonia

Vllaznia 5-0 KF Teuta

Lushnja 2-5 Atletik Club

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat