Nisin kontaktet e para

Futboll

Nisin kontaktet e para

Më: 24 prill 2022 Në ora: 18:56
Nisin kontaktet e para

Christian Eriksen pritet të largohet nga Brentfordi pas përfundimit të sezonit.

Mesfushori danez do të mund të largohet si lojtar i lirë, pasi kontrata e tij skadon më 30 qershor.

Megjithatë, Eriksen mund të mbetet në Premierligë. Sipas “Daily Star”, Manchester United ka nisur kontaktet me përfaqësuesit e ish-lojtarit të Tottenhamit.

Trajneri i ri i “Djajëve të Kuq”, Erik ten Hag, thuhet se e pëlqen 30-vjeçarin dhe beson se transferimi i tij do të ishte i qëlluar.

Ten Hag do ta marrë drejtimin e Manchester Unitedit nga sezoni i ardhshëm.

Në anën tjetër, interesim për Eriksenin besohet se ka shprehur edhe Tottenhami.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat