Lojtari i mirënjohur shqiptar që po e çon në këmbë Spanjën, viziton Ferizajn 

Futboll

Lojtari i mirënjohur shqiptar që po e çon në këmbë Spanjën, viziton Ferizajn 

Nga: K.G. Më: 24 prill 2022 Në ora: 22:17
Bardhi e Abazi

Futbollisti i mirënjohur, Enis Bardhi, anëtar i skuadrës Levante të Spanjës dhe reprezentues i Maqedonisë së Veriut, sot ka vizituar klubin e futbollit Ferizaj. 

Ai është takuar me presidentin e FC Ferizaj, Lulzim Abazi.  

“Enis Bardhi vizitoi klubin tonë! 

Futbollisti Shqiptar, Enis Bardhi, sot ka vizituar klubin tonë, vendin ku po luan vëllau i tij Behar Bardhi, ai shikoi nga afër ndeshjen kundër KF Fushë Kosovës, ku dhe kaloi disa qaste të bukura me skuadrën tonë. 

Bardhi në fund i urojë klubit tonë rikthimin në Superligë, duke na dëshiruar shumë suksese në vazhdim!”, njofton FC Ferizaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat