Fabregas mund të ketë luajtur ndeshjen e tij të fundit në karrierën e tij

Futboll

Fabregas mund të ketë luajtur ndeshjen e tij të fundit në karrierën e tij

Më: 25 prill 2022 Në ora: 17:08
Cesc Fabregas

Cesc Fabregas mund të ketë zhvilluar ndeshjen e tij të fundit në karrierën e tij prej futbollisti.

Ish-lojtari i Arsenal dhe Barcelona, tashmë anëtar i Monaco, ka pësuar një lëndim në kyçin e djathtë, gjatë ndeshjes të së shtunës.

Lëndimi i 34 vjeçarit erdhi gjatë një ndeshjeje të rezervistëve të Monacos.

Me vetëm 2 muaj të mbetur në kontratën e tij, burime rreth klubit besojnë se ai ka zhvilluar ndeshjen e fundit me skuadrën e Ligue 1.

Zëra të shumtë tashmë insistojnë se ish-mesfushori i Spanjës ka luajtur ndeshjen e tij të fundit profesionale.

Mbetet të shihet se si do të ecën rikuperimi i tij dhe cili do të jetë vendimi për të ardhmen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat