Inter nis bisedimet me agjentin e mesfushorit

Futboll

Inter nis bisedimet me agjentin e mesfushorit

Më: 26 prill 2022 Në ora: 15:56
Inter nis bisedimet me agjentin e mesfushorit

Inter është duke ndjekur me vëmendje mesfushorin e Barcelonës, Miralem Pjaniq.

Lojtari që aktualisht është pjesë e Besiktas në formë huazimi shihet si zëvendësues i Vidal te skuadra “zikaltër”.

Sipas raportimeve të medieve spanjolle kiliani do të largohet nga klubi italian në fund të këtij sezoni dhe emri më i përshtatshëm për ta zëvendësuar për Interin duket se është ai i 32-vjeçarit. Më tej shtohet se “zikaltërit” janë të vetmit deri më tani që kanë kontaktuar agjentin e boshnjakut.

Pjanic e mbyll me huazimin te Besiktas në verë dhe e ka të qartë që te katalanasit nuk ka vend për të, me kontratën që i përfundon në 2024-ën mesfushori është duke menduar për një destinacion të përshtatshëm dhe kalimi te Inter do ishte zgjidhja më e mirë për të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat