Jo vetëm Champions League

Futboll

Jo vetëm Champions League

Më: 26 prill 2022 Në ora: 19:45
Emery

Jo vetëm Champions League, por një filozofi të vërtetë futbolli dhe jete. Unai Emery, trajneri i Villarreal-it, është rrëfyer në 360 gradë për La Repubblica.

Protagonist i madh me ekipin spanjoll në këtë edicion të Champions-it, trajneri ka folur për gjysmëfinalen kundër Liverpool-it, por jo vetëm:

“Sa më shumë që shkon përpara, aq më i vështirë është mali që duhet kaluar. Gjithsesi, nëse kemi arritur deri këtu kjo ka ndodhur sepse e kemi merituar dhe sepse, siç kemi treguar kundër Juventus-it dhe Bayern-it, mund t’i kalojmë skuadrat favorite”, ka thënë Emery.

“Çfarë do të duhet për të mposhtur Të Kuqtë mes metodës dhe mentalitetit? Të dyja. Pa metodë nuk do ta gjesh kurrë mentalitetin për ta vënë metodën në praktikë dhe pa mentalitet metoda nuk funksionon.

“Stili i Guardiola-s apo ai i Simeone-s? Sinqerisht, është një debat që nuk e ndjek dhe nuk e kuptoj. Ajo që ka rëndësi për mua është të bëj të mundur që skuadra ime të jetë në gjendje t’u transmetojë diçka njerëzve. Unë luajt futboll dhe kaq, ose më mirë futboll të pastër. Kjo është e vetmja etiketë që njoh”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat