Interi kërkon tre pikë në luftë për titull

Futboll

Interi kërkon tre pikë në luftë për titull

Më: 27 prill 2022 Në ora: 13:13
Interi kërkon tre pikë në luftë për titull

Fitore për të rifituar majën e renditjes. Interi i Simone Inzaghit do të “nusërojë” sonte në skenën e “Renato Dall’Ara”, ku do të zhvillojë ndeshjen e prapambetur të javës së 20-të të Serie A ndaj Bologna. Sfida në fjalë nuk u luajt dot më 6 janar për shkak të ndalimit të vendosur nga ASL ndaj skuadrës së Mihajlovic, pas rasteve të shumta me Covid-19 brenda ekipit.

Interi dëshiron të përfitojë nga mundësia për të kapërcyer Milanin në krye dhe të fluturojë në një distancë avantazhi në renditje mbi ‘kushërinjtë’ e tyre kuqezinj. Pengesë për këtë është Bologna, e freskët nga barazimi 2-2 në shtëpi kundër Udineses.

Moment i mirë i formës për të dyja skuadrat. Nga njëra anë, zikaltërit, të cilët i qasen sfidës me një seri prej 11 rezultatesh të dobishme, mes kampionatit, Champions League dhe Kupës së Italisë. Ata vijnë pas katër fitore radhazi, përfshirë një ndaj Milanit, që i dha Inzaghit dhe skuadrës së tij kalimin në finalen e kupës. Nga ana tjetër, Bologna nuk ka humbur që nga 20 marsi, kur ka grumbulluar tri barazime (dy prej të cilëve kundër Juventusit dhe Milanit) dhe një fitore.

Mihajlovic duhet të heqë dorë nga Dijks, në “infermieri” për shkak të një problemi muskulor në aduktor, dhe Medel, i ndaluar nga gjyqtari sportiv me pezullimin prej dy ndeshjesh. Në mbrojtje Soumaoro, Bonifazi dhe Theate do të përbëjnë treshen përpara Skorupskit. Në mesin e fushës, Schouten dhe Svanberg, ndërsa De Silvestri dhe Hickey do të luajnë në krahë, si kundër Udineses.

Qendërsulmuesi është Arnautovic, i zakonshmi, i mbështetur nga Soriano dhe Sansone. Tek Interi nuk do të jetë Gosens, i ndaluar nga një lodhje e aduktorit. Shumë i konfirmuar Ivan Perisic në të majtë, me balotazhin e zakonshëm Dumfries-Darmian në anën tjetër. Në sulm, Correa. Fanellë e mundshme startuesi edhe për njërin mes Lautaro dhe Dzeko. Bastoni rikthehet në mbrojtje, ndërsa në mesfushë është radha e treshes së ‘zakonshme’, Barella, Brozovic dhe Calhanoglu.

Ja fomacionet e mundshme:
BOLOGNA (3-5-2): Bardi; Soumaoro, Bonifazi, Theate; De Silvestri, Soriano, Dominguez, Svanberg, Hickey; Sansone, Arnautovic.
INTER (3-5-2): Handanovic; Skriniar, De Vrij, Bastoni; Darmian, Barella, Brozovic, Calhanoglu, Perisic; Lautaro, Dzeko.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat