Goditja e parë pa filluar ende

Futboll

Goditja e parë pa filluar ende

Më: 27 prill 2022 Në ora: 14:28
Goditja e parë pa filluar ende

Napoli kryen goditjen e parë në merkato ende pa filluar. Blerja e re quhet Kviça Kvaratskelia, 21-vjeçar nga Gjeorgjia.

Këtë lajm e ka bërë me dije gazetari Karlo Alvino, i cili këtë deklaratë e ka dëgjuar vetë nga presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentis në qendrën stërvitore të të kaltërve në “Castel Volturno”.

Pas largimit zyrtarisht nga gara për titullin kampion, Aurelio De Laurentis po nis që tani të ringrejë Napolin e sezonit të ri.

Kvaratskelia luan në të treja repartet e sulmit, por pozicioni i tij i preferuar është sulmues i krahut të majtë.

Kartonin e tij e zotëron Rubin Kazan, por aktivizohet si i huazuar në vendlindje me skuadrën e Dinamo Batumit.

Aktualisht gjatë këtij sezoni është aktivizuar me fanellën e Dinamos së Batumit në kampionat në 4 sfida ku ka shënuar 3 gola dhe ka dhuruar dhe tre asiste për shokët e skuadrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat