E ardhmja e Luis Suarez te Atletico Madrid, në dyshim

Futboll

E ardhmja e Luis Suarez te Atletico Madrid, në dyshim

Më: 27 prill 2022 Në ora: 14:29
E ardhmja e Luis Suarez te Atletico Madrid

E ardhmja e Luis Suarez te Atletico Madrid është në pikëpyetje, ndërsa së fundmi sulmuesi nga Uruguai i ka bërë të gjithë të mendojnë se do të largohet nga “colchoneros”.

35-vjeçari ka publikuar në “Twitter” disa mesazhe nga tifozët e Atleticos, të cilët i ofrojnë mbështetje lojtarit. Ndërsa komenti me të cilin Suarez ka zgjedhur që t’i shoqërojë këto mesazhe duket si një sinjal lamtumire.

“Faleminderit shumë të gjithëve për dashurinë dhe mbështetjen që më keni dhënë gjithmonë. Ju falenderoj nga zemra!”-shkruan uruguajani.

Kontrata e Suarez me Atletico Madrid përfundon më 30 qershor dhe ai ende nuk ka marrë një vendim për të ardhmen, me klubin spanjoll që kërkon rinovimin dhe nga ana tjetër me ofertat e shumta që sulmuesi ka nga klube të tjera europiane, por edhe nga Amerika.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat