Maloku: Nesër na pret një ndeshje e vështirë në Therandë

Futboll

Maloku: Nesër na pret një ndeshje e vështirë në Therandë

Më: 27 prill 2022 Në ora: 20:59
Maloku: Nesër na pret një ndeshje e vështirë në Therandë

Portieri i skuadrës së futbollit Drita e Gjilanit, Faton Maloku, me padurim pret takimin e javës së 31-të të Superligës së Kosovës, në Therandë kundër Dritës.

 “Nesër na pret një ndeshje e vështirë, pasi kemi të bëjmë me një skuadër të fortë e cila ka grumbulluar shumë pikë dhe është lider. Jemi munduar ta përgatisim ndeshjen në mënyrën më të mirë, pasi tashmë e njohim kundërshtarin dhe i dijmë pikat e forta.

Përballemi në tri vitet e fundit me ta, duke luftuar për kreun e tabelës. Mirëpo ne e njohim veten edhe më shumë krahas përparësisë që e njohim edhe kundërshtarin. Do të japim maksimumin dhe do të shohim rrjedhën e lojës nesër", ka thënë Maloku.

I pyetur për rrjedhën e kampionatit dhe titullin kampion, trajneri i Dritës Ardian Nuhiu tha se diferenca është thelluar, por në futboll mund të ndodhin befasitë.

“Futbolli di të sjellë befasi, kemi parë edhe në kampionate më të forta. Por, duhet të jemi realistë sado që në futboll mund të ndodh ndonjë mrekulli, por e vërteta është se janë distancuar dhe gjithçka po bëhet më e vështirë. Ata kanë tri vite që janë ndërtuar, po kërkojnë Evropën dhe titujt dhe këtë vit me plot meritë po i korrin ato që i kanë ndërtuar. Është sportive të shpresosh deri në fund dhe ta rrespektosh kampionatin, prandaj këtë do e bëjmë në çdo ndeshje”, deklaroi Nuhiu.

Nuhiu theksoi se gjithçka çfarë i intereson Dritës është që në këto ndeshje të marrë sa më shumë pikë.

“Do të mundohemi edhe ne t'i nxjerrim përgatitje dhe ato që i kërkojmë pikërisht ndaj një kundërshtari të fortë dhe kjo të na shërbejë edhe për të ardhmen, sidomos në arenën ndërkombëtare. Kur ke një kundërshtar të fortë të detyron si skuadër t'i kryesh detyrat në maksimum, të mbulosh dhe kur të krijohen hapësirat pse jo ta ndëshkosh”, përfundoi Nuhiu.

Në këtë ndeshje do të mungojnë Muharrem Jashari, Astrit Fazliu dhe Arbnor Muja.

Ndeshja FC Ballkani -  FC Drita zhvillohet nesër e enjte, ora 15:00 në Stadiumin e Qytetit në Therandë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat