Fati i titullit duart e Milanit

Futboll

Fati i titullit duart e Milanit

Më: 28 prill 2022 Në ora: 13:03
Fati i titullit duart e Milanit

Duhej të ishte sfida e parakalimit, por u bë makthi i vërtetë për Interin. Pas javësh pritje, polemika dhe apelime, zikaltrit u përballën me Bologna në “Dall’Ara”, ku rikuperuan ndeshjen e javës së 20-të të Serie A (planifikuar për më 6 janar).

Ndeshja nisi mirë menjëherë nga zikaltrit, të cilët kaluan në avantazh pas 3 minutash me golin e Perisic. Pastaj erdhi përmbysja e hidhur për kampionët italianë në fuqi. Së pari barazimi i Arnautovic, pastaj gafa e pabesueshme e Radu, që i hap rrugën golit të fitores së Samsonit.

Një “nokaut” që vërteton humbjen e kreut të Serie A nga skuadra e Inzaghit, e dyta prej disa javësh, por që hipotetikisht mund t’i llogariste tri pikët e Bologna. Tani jo më.

Katër ndeshje nga fundi i kampionatit, Milani e ka për herë të parë fatin në duart e veta. “Djalli” ka 2 pikë avantazhi ndaj rivalëve të qytetit, të cilat bëhen 3 në rast të një numri të barabartë pikësh në fund të kampionatit.

Skuadra e Piolit është në fakt përpara në përballjet direkte ndaj Interit, falë derbit që fitoi 2-1 më 5 shkurt. Për këtë arsye do t’i duhen të paktën 10 pikë (nëse Interi nuk frenon më tej) për të marrë titullin.

Me kalendar në dorë, Milani ka më shumë mendime se kushërinjtë e tyre. Kuqezinjtë do të luajnë dy ndeshjet e tyre të ardhshme në shtëpi kundër Fiorentinës dhe Atalantës, të dyja ende në garë për Evropën.

Dy ndeshjet në “San Siro” ndërthuren me ato jashtë fushe në Verona, me Hellas-in e qetë në aspektin e renditjes, por një “arrë” e fortë për të goditur të gjithë emrat e mëdhenj të këtij viti.

Për të mbyllur rrugën e Milanit është ndeshja jashtë fushe me Sassuolo, një tjetër skuadër që nuk ka çfarë të kërkojë më nga liga, por që nuk do t’iu falë asgjë kuqezinjve.

Rruga e Interit është më e lehtë, por do të përballen me presionin që duhet të ndjekin dhe të mos gabojnë më. Zikaltrit do të luajnë sipas radhës ndaj Udineses, Empolit, Cagliarit dhe Sampdorias.

Nëse dy ndeshjet e para, e para në “Dacia Arena” dhe e dyta në shtëpi do të jenë kundër skuadrave të qeta për sa i përket renditjes, dy të fundit do t’i shohin të besuarit e Inzaghit përballë dy rivalëve që luftojnë për të mos rënë nga kategoria. Si gjithmonë, fituesi do të jetë ai që gabon më pak. Dhe të dyja skuadrat kanë bërë shumë gabime këtë sezon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat