Klopp mbetet në Liverpool

Futboll

Klopp mbetet në Liverpool

Më: 28 prill 2022 Në ora: 18:15
Klopp mbetet në Liverpool

Liverpooli i këtij sezoni është shndërruar në një nga skuadrat më spektakolare në Europë, teksa të kuqtë argëtojnë në fushë ndërsa janë në ndjekje të katër titujve. Entuziazmi në Anfield është i madh dhe diçka e tillë ka ndikuar në planet e trajnerit Jurgen Klopp.

Gjermani e kishte theksuar në më shumë se një rast se do të largohej nga të kuqtë sapo të përfundonte kontratën në verën e vitit 2024, por planet kanë ndryshuar dhe drejtuesit kanë arritur të gejnë gjuhën e përbashkët me Jurgen Klopp, duke njoftuar rinovimin deri në 2026-tën.

Vetë tekniku është shprehur shumë i lumtur me rinovimin ndërsa ka theksuar se ndihet i privilegjuar. “Janë të shumta fjalët që mund të përdor për të përshkruar këtë ndjesi, por mund të them se jam shumë i lumtur, i përulur, i privilegjuar dhe i bekuar. Liverpool tashmë është shtëpia ime”, u shpreh Klopp.

54-vjeçari firmosi me Liverpool në vitin 2015 dhe prej atij viti ia ka dalë të rikthejë skuadrën në majat më të larta teksa ka fituar një Champions League, por edhe Premier League-n. Pas këtij rinovimi, Klopp do të qëndrojë në klub për më shumë se 10 vite duke e shndërruar Anfield si ambientin më të gjatë ku ka punuar ndonjëherë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat