Klauzola e veçantë e Ajax - Manchester Utd

Futboll

Klauzola e veçantë e Ajax - Manchester Utd

Më: 30 prill 2022 Në ora: 12:27
Klauzola e veçantë e Ajax - Manchester Utd

Erik Ten Hag do të marrë drejtimin e Manchester United në fund të sezonit. Trajneri holandez firmosi deri në vitin 2025 kontratë nga e cila do të përfitojë një pagë prej 10 milionë eurosh në sezon.

52-vjeçari është i lidhur me Ajaxin deri në fund të sezonit dhe po lufton për ta mbyllur me titull aventurën në krye të “Harkëtarëve”, ekip të cilin e drejton prej dhjetorit të vitit 2017.

Ajax kryeson Eredivisie me 75 pikë, katër më shumë se PSV, ndërkohë që kanë mbetur për t’u luajtur edhe katër javë kampionat. Në akordin e klubit holandez me United është përfshirë edhe një klauzolë.

Askush nga kampi i “Djajve të Kuq” nuk mund të komunikojë me Ten Hag në 48 orët përpara ndeshjeve të Ajaxit. Këta të fundit e kanë kërkuar me ngulm një gjë të tillë, për të mos i krijuar teknikut shpërqendrim apo bezdi.

Fokusi totalisht te fitimi i titullit kampion në Holandë, që do ishte i 36-ti për klubin kryeqytetas dhe i treti për Ten Hag në pankinën e Ajaxit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat