Thanë se kishte vdekur, Mino Raiola takon në spital zyrtarët e gjigantëve...

Futboll

Thanë se kishte vdekur, Mino Raiola takon në spital zyrtarët e gjigantëve...

Më: 30 prill 2022 Në ora: 12:38
Thanë se kishte vdekur, Mino Raiola takon në spital zyrtarët e gjigantëve

Në kohët moderne, çmenduria përhapet me shpejtësi të frikshme.

Mjaftoi një gabim trashanik i mediave italiane që raportuan për të qenë të parët në lajmin e fundit, teksa shpreheshin se Mino Raiola ka ndërruar jetë, që e gjithë Europë të bëhej gati për ceremoninë e v.arrimit.

Nga Marca te prestigjoze britanike, të gjitha mediat njoftuan për lexuesit e tyre se Raiola nuk ia doli dot.

Ndërkohë ishte vetë menaxheri i njohur që “cicërojë” në Twitter duke treguar mërzinë e tij me këto raportime. Jo vetëm që nuk kishte ndërruar jetë, por Raiola po punon edhe në këto kushte të vështira për merkaton e verës. Mediat britanike raportojnë se disa zyrtarë të Manchester City e kanë vizituar Raiolën në spital.

Qëllimi nuk ishte për të parë gjendjen e tij shëndetësore, por për të diskutuar transferimin e Haland në merkaton e verës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat