Synimet finale të Dybalas

Futboll

Synimet finale të Dybalas

Më: 30 prill 2022 Në ora: 15:37
Synimet finale të Dybalas

Paulo Dybala do t’i japë lamtumirën Juventusit në fund të këtij sezoni dhe nuk ka asnjë surprizë që ta kthejë prapa këtë vendim. Gjithsesi, sulmuesi argjentinas po vazhdon që të luajë rregullisht dhe kundër Sasuolos ishte një perlë e tij ajo që i hapi rrugën përmbysjes së madhe.

Aktualisht, Dibala ka prekur kuotën 81 gola në kampionat dhe 114 gola në total me Juventusin, por përpara se të largohet kërkon një tjetër realizim, për veten dhe për historinë.

28-vjeçari ka përpara vetes Roberto Baxhon (115 realizime me bardhezinjtë në total) dhe shpreson që nga sfida me Venecian e deri në fund të kapë dhe pse jo të parakalojë “Bishtalecin e Artë” në vendin e nëntë të goleadorëve më të mirë të historisë së “Zonjës së Vjetër”.

Por ndërsa ky është objektivi që e lidh me Juventusin, një tjetër është ndër ato që mund ta fusë në kapitujt e artë të Serisë A. Në sfidën kundër Venecias, 29-vjeçari, i cili aktualisht është në kuotën 9 gola në kampionat, mund të bëhet argjentinasi i pestë në historinë e elitës italiane, që mund të mbyllë sezonin e tij të gjashtë radhazi në dopioshifër.

Ata që kanë mundur të bëjnë diçka të tillë deri më sot janë emra gjigantë, ndër goleadorët më të mirë që kanë luajtur ndonjëherë në Serinë A si Gabriel Omar Batistuta (9 sezone), Hernan Krespo (8 sezone), Abel Balbo (7 sezone) dhe Mauro Ikardi (6 sezone). Madje, në këtë renditje, Paulo Dibala me vetëm një gol deri në fund të kampionatit mund të parakalonte edhe dy legjendat, Gonzalo Higuain dhe Diego Armando Maradonën (10 gola plus të arritur vetëm në pesë sezone).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat