Festa e shfrenuar

Futboll

Festa e shfrenuar

Më: 1 maj 2022 Në ora: 11:03
Festa e shfrenuar

Fitorja në stadiumin “Santiago Bernabeu” me shifrat 4-0 ndaj Espanjolit i dha zyrtarisht titullin kampion të 35-të Realit të Madridit pasditen e djeshme.

Skuadra mbretërore ngriti përpara tifozëve trofeun e 35-të të La Liga-s në historinë e saj, duke i’a rrëmbyer “petkun” e kampionit, rivalëve të Atletikos.

Festa e skuadrës “Los Blancos” u zhvendos edhe jashtë stadiumit me lojtarët që festuan nga mënyrat më të ndryshme.

Ai që ra më shumë në sy ishte Marselo, i cili festoi në mënyrë të veçantë me një statujë duke e bërë “tifoz madrilen” duke e mbuluar me shall dhe flamur dhe duke i dhuruar edhe një puthje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat