Pas Rudiger e Christensen, tjetër mbrojtës kërkon largimin nga Chelsea

Futboll

Pas Rudiger e Christensen, tjetër mbrojtës kërkon largimin nga Chelsea

Më: 1 maj 2022 Në ora: 20:06
Pas Rudiger e Christensen, tjetër mbrojtës kërkon largimin nga Chelsea

Kampioni aktual evropian Chelsea momentalisht është duke kaluar nëpër një fazë jo të mirë pas sanksioneve drejt pronarit të klubit Roman Abramowich.

Si pasojë e këtyre sanksioneve Chelsea tani është në shitje, ndërsa ende nuk janë konfirmuar pronarët e ri të klubit.

Përveç kësaj, “Blutë” e Londrës do të humbin edhe dy mbrojtësit e tyre Antonio Rudiger dhe Andreas Christensen si pasojë e kontratave të përfunduara, ku Rudiger spekulohet se do t’i bashkohet Realit ndërsa Christensen Barcelonës.

Por, tani raportohet për një tjetër largim nga kampioni aktual evropian, ku mbrojtësi i krahut Marcos Alonso dëshiron rikthimin në Spanjë.

Alonso dëshiron të tregohet i respektueshëm me Chelsean, por prioriteti i tij është që të transferohet në La Liga këtë verë.

Po ashtu, raportohet se Barcelona veçse ka filluar bisedimet direkte për të shikuar synimet e lojtarit dhe çmimin potencial të tij.

Që prej transferimit të tij nga Fiorentina te Chelsea, Alonso ka arritur të bëjë 207 paraqitje për skuadrën angleze, duke regjistruar 28 gola dhe 22 asistime mbi emrin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat