Jorginho në radarin e Juventusit

Futboll

Jorginho në radarin e Juventusit

Më: 2 maj 2022 Në ora: 16:03
Jorginho

Mesfushori i Chelseat, Jorginho ka përfunduar në radar të Juventusit.

Përfaqësuesi italian është i hapur për t’u rikthyer në Serie A, ndërsa kontrata e tij me “Blues” do të skadojë në vitin 2023.

Mediumi “Todofichajes” raporton se kampioni i Evropës me “Azzurri” mezi pret të rikthehet në Itali, ku luajti me sukses në Napoli.

Dhe, interesim serioz për futbollistin me prejardhje braziliane ka shprehur Juventusi.

Në këmbim, “Zonja e Vjetër” mund t’ia ofrojë kampionit aktual evropian mesfushorin brazilian, Arthur, dikur pjesë e Barcelonës.

Ndërkohë, interesim për mesfushorin kreativ Jorginho ka shfaqur edhe gjiganti tjetër italian, Milani.

Mbetet të shihet nëse Jorginho do ta realizojë ëndrrën për t’u rikthyer në Serie A gjatë verës që po vjen.

Ai ka qenë mjaft i rëndësishëm në “Stamford Bridge” viteve të fundit, por edhe tek Kombëarja e Italisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat