Juventusi gjen zëvendësuesin e Chiellinit

Futboll

Juventusi gjen zëvendësuesin e Chiellinit

Më: 2 maj 2022 Në ora: 17:42
Giorgio Chiellini

Juventusi raportohet se ka shprehur interesim për Gabriel Megalhaes.

Sipas “Team Talk”, klubi italian synon transferimin e brazilianit në afatin kalimtar të verës.

Juventusi thuhet se e sheh Gabrielin si zëvendësues ideal të Giorgio Chiellinit, i cili pritet të largohet nga Torino gjatë verës.

Megjithatë, 24-vjeçari nuk besohet se dëshiron largimin nga Arsenali.

Ai ka kontratë të vlefshme me “Topçinjtë” deri më 30 qershor 2025. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat