Ousmane Dembele ul kërkesat

Futboll

Ousmane Dembele ul kërkesat

Më: 3 maj 2022 Në ora: 16:35
Ousmane Dembele.

Barcelona dhe Ousmane Dembele nuk kanë vendosur akoma se cila do të jetë e ardhmja e ‘lidhjes’ së tyre.

Ylli francez nuk kishte rinovuar kontratën e tij gjatë janarit të kaluar, dhe thuhej se ai do të largohet nga Barcelona në fund të këtij sezoni.

Megjithatë, duket se situata ka ndryshuar për lojtarin, sidomos pas ardhjes së Xavi Hernandez në krye të stolit.

‘Mundo Deportivo’ bën të ditur se Ousmane Dembele tashmë ka ulur kërkesat e tij ndaj klubit, për kontratën e re.

Anësori tashmë është në pritje të një oferte të re nga klubi ‘Blaugrana’, për rinovimin e kontratës.

Barcelona vazhdon të ketë probleme ekonomike dhe nuk dihet akoma se çfarë page do t’i ofrojnë lojtarit. Mediat spanjolle bëjnë të ditur se gjasat janë të mëdha që marrëveshja të rinovohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat