Interi në “telashe”

Futboll

Interi në “telashe”

Më: 3 maj 2022 Në ora: 18:33
Interi në “telashe”

Tre lojtarë do të largohen nga Interi, në fund të sezonit, për shkak të çështjes së pagave në klubin “zikaltër”.

Ulja e pagave deri në 15 për qind, duket se nuk po mirëpritet nga disa lojtarë, që janë gati t’i marrin valixhet për të ndërruar destinacion.

Sipas “Corriere dello Sport”, i pari nga ata raportohet të jetë sulmuesi kryesor, Lautaro Martinez, i pasuar nga Denzel Dumfries e Alesandro Bastoni. Mbyllja e kësaj merkatoje verore pritet të shoqërohet me fitim prej 60 milionë euro për 19-herë kampionët e Italisë.

Përkundër kësaj, ende nuk dihet nëse do të ketë ndonjë zëvendësues nëpër pozitat respektive të lëna bosh nga lojtarët e përfolur për largim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat