Rulli ia kalon edhe Kariusit

Futboll

Rulli ia kalon edhe Kariusit

Më: 4 maj 2022 Në ora: 11:54
Rulli ia kalon edhe Kariusit

“Përralla” Villareal u mbyll mbrëmjen e djeshme në “Estadio de la Ceramica”, me klubin spanjoll që për 45 minuta tmerroi Liverpoolin dhe flirtoi me finalen e Ligës së Kampionëve.

Megjithatë “the reds” u zgjuan në pjesën e dytë dhe shënuan tre gola, që duhet thënë se erdhën edhe si pasojë e gabimeve të rënda të portierit argjentinas Rulli.

Ky i fundit pësoi mes këmbëve golin e parë, paso Fabinho goditi nga një pozicion mjaft i prirët dhe topi ishte lehtësisht i pritshëm.

Po mes këmbëve, argjentinasi pësoi edhe golin e dytë, të shënuar nga Luis Diaz, ndërsa në rastin e golit të tretë të Mane, doli shumë përpara në mënyrë të pa studiuar dhe për më tepër, nuk arriti të bllokojë senegalezin.

Sipas agjencisë së statistikave në futboll, “Opta”, gardiani argjentinas bëhet i pari që gabon në tre gola të pësuar brenda një ndeshjeje, duke ia kaluar edhe gjermanit të Liverpoolit, Loris Karius, i cili gaboi rëndë dy herë në finalen e 2018-ës ndaj Realit të Madridit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat