Finalja e madhe e edicionit të tretë

Futboll

Finalja e madhe e edicionit të tretë

Më: 4 maj 2022 Në ora: 13:04
Finalja e madhe e edicionit të tretë

FSHF Sunday League Albania, kampionati i futbollit amator për futbollin 9×9, pjesë e Federatës Shqiptare të Futbollit, ka luajtur së fundmi dy ndeshjet gjysmëfinale, duke përcaktuar finalen e madhe të edicionit të tretë, Roamel – FC Dajti. Të dyja këto ekipe kanë arritur të sigurojnë finalen e madhe pas dy sfidave mjaft të luftuara gjysmëfinale, me dy kundërshtarë shumë të fortë, si Prestige dhe Al–Ar.

Gjysmëfinalja e parë u luajt mes Roamel – Prestige, një ndeshje mjaft emocionuese, ku një gol i vetëm i shënuar nga skuadra e Roamel përcaktoi të gjithë ndeshjen. Kjo përballje ishte mjaft e veçantë, teksa në edicionin e kaluar, këto dy ekipe u përballën në finalen e madhe, ku kampione u shpall skuadra e Roamel, teksa siguroi edhe në këtë edicion të dytë finalen e madhe të Sunday League Albania.

Sakaq, në ndeshjen e dytë gjysmëfinale që u zhvillua mbrëmjen e kaluar FC Dajti mposhti ekipin e Al-Ar-it me rezultatin minimal 1-0, një ndeshje që prodhoi po aq emocione dhe garë sa sfida e parë gjysmëfinale. Kështu, fituesi i këtij edicioni të tretë do të ndahet mes Roamel – FC Dajti, finalja e madhe që do të luhet këtë të premte, më 6 maj, në stadiumin “Selman Stërmasi” në ora 20:00.

Gjysmëfinalet e FSHF Sunday League Albania:

Roamel 1-0 Prestige

FC Dajti 1-0 AL-Ar

Finalja e edicionit të tretë të FSHF Sunday League Albania:

Roamel – FC Dajti

E premte, 6 maj, ora 20:00, stadiumi “Selman Stërmasi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat