Kush do të largohet dhe kush do qëndrojë?

Futboll

Kush do të largohet dhe kush do qëndrojë?

Më: 4 maj 2022 Në ora: 13:39
Kush do të largohet dhe kush do qëndrojë?

Ndoshta jo një revolucion, por Napoli pritet të ketë ndryshime të mëdha në fund të këtij sezoni. Spalletti konfirmoi, Aurelio de Laurentiis po punon për të rinovuar ekipin, duke i kushtuar vëmendje të veçantë edhe kostove, por me synimin për të mbetur gjithmonë në garë për në Champions, e mbi të gjitha për titullin.

Pas largimit të Insignes me parametra zero, në verë do të largohen edhe Ghoulam me Malcuit, me kontratat e Mertens dhe Ospina, kontratat e të cilëve po ashtu përfundojnë këtë verë, por me të ardhmen që duket shumë blur.

Belgu po pret vetëm një telefonatë nga drejtuesit për të nënshkruar kontratën e re, ndonëse me pagë të reduktuar ndjeshëm. Ndërsa nga ana tjetër, portieri kolumbian dëshiron që të ulet dhe të bisedojë për të ardhmen në fund të sezonit.

Alex Meret, i cili ka edhe një vit kohë nga përfundimi i kontratës, pret të mësojë nëse do të ketë rol kryesor në skuadër që të marrë vendimin për të rinovuar apo të hedhë sytë në drejtime të tjera.

Nuk duket se do të lejohet ta largohet nga Napoli, megjithatë duhet theksuar se as Osimhen nuk është i pazëvendësueshëm. Ai po kërkohet nga Manchester United, me klubin anglez që duket i gatshëm për të paguar deri në 100 milionë euro për kartonin e nigerianit, megjithatë sipas raportimeve të medieve italiane, vetëm në atë moment de Laurentiis do ta mendojë seriozisht këtë çështje.

E njëjta situatë duket se është edhe për Fabian Ruiz, i cili ndiqet nga Barcelona dhe Real Madrid, po ashtu edhe Koulibaly.

Oferta mund të ketë edhe për Zielinski-n, por polaku duket se dëshiron të qëndrojë për shkak të lidhjes me qytetin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat