Flick e grumbullon

Futboll

Flick e grumbullon

Më: 4 maj 2022 Në ora: 17:03
Flick e grumbullon

Mark Andre Ter Stegen ka refuzuar ftesën e kombëtares Gjermane për grumbullimin në sfidat e Ligës së Kombeve që 4-herë kampionët e botës do të zhvillojë në muajin qershor.

Arsyeja e këtij refuzimi nga na e portierit të Barcelonës është fakti së ai ka tre sezone rresht që nuk pushon dhe mendon se ky është momenti i duhur për një shkëputje të shkurtër nga fusha e lojës.

“ Kam qenë gjithmonë i lumtur të përfaqësojë Gjermaninë sa herë jam grumbulluar nga ana e trajnerëve.

Pas tre sezoneve rresht pa pushime kam nevojë për një shkëputje të vogël, e kam te nevojshme ta bëj këtë gjë.

Trajneri është dakord me mua, më ka mbështetur në zgjedhjen time.”, ka thënë Ter Stegen.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat