Reali stërvitet për penalltitë

Futboll

Reali stërvitet për penalltitë

Më: 4 maj 2022 Në ora: 18:49
Reali stërvitet për penalltitë

Në Madrid nuk i kanë lënë asgjë rastësisë. Mediat spanjolle kanë bërë me dije se për afro 20 minuta lojtarët e Realit janë stërvitur edhe për gjuajtjet e penalltive.

Të gjithë lojtarët kryesorë të Realit kanë bërë prova nga 11 metrat, që do të thotë se në Madrid nuk e përjashtojnë mundësinë që fati i gjysmëfinales kundër Man-çester Sitit të vendoset nga lotaria e penalltive.

Luka Modriç beson te historia më shumë sesa te gjithçka tjetër dhe këtë e shfaq edhe përpara ndeshjes së kthimit kundër Mançesterit.

“Ndaj Sitit duhet të bëjmë atë që bëjmë gjithnjë, luajmë me pak besim dhe shumë energji. Duhet t’u tregojmë atyre që jemi Reali i Madridit, duhet t’u tregojmë të gjithëve që ne jemi skuadra më e mirë në botë”, tha mesfushori kroat në konferencën për shtyp, i cili ka edhe një thirrje për tifozët sot në “Bernabeu”:

“Tifozët tanë duhet të jenë në ndeshje që prej fillimit.

Si gjithnjë, ata do të kenë një ndikim të madh në ndeshje”. Por si është atmosfera në dhomën e zhveshjes, përpara sfidës që Modriç e quan më të rëndësishmen e këtij sezoni: “Atmosfera në skuadër është e mirë dhe jemi të emocionuar që do të luajmë

E dimë atë që duhet të bëjmë. E dimë që kjo do të jetë ndeshja më e rëndësishme e këtij sezoni. Duhet të bëjmë paraqitjen më të mirë të vitit. Jemi stërvitur fort dhe jemi më shumë se gati për të shkuar në finale”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat