Mallkimi

Futboll

Mallkimi

Më: 5 maj 2022 Në ora: 11:51
Mallkimi

Ishte viti 2018, kur trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola, largoi nga ekipi një nga lojtarët më emblemë të The Citizens, Yaya Toure. 

Të njëjtën gjë kishte bërë edhe më parë kur drejtonte Barcelonën, me të njëjtin lojtar.

Për këtë ai kritikohej shpesh nga agjenti i futbollistit.

Në vitin 2018, Dimitry Seluk tha se “zotat shohin gjithçka. Guardiola e ktheu të gjithë Afrikën kundër vetes kur vendosi të përjashtonte Yaya Tourén. Jam i sigurt se shamanët afrikanë (persona që ushtrojnë ose praktikojnë ritualet e shamanizmit) nuk do ta lejojnë Guardiolën të fitojë Ligën e Kampionëve në të ardhmen. Ky do të jetë një mallkim afrikan për Guardiolën. Jeta do të tregojë nëse kam të drejtë”, tha ai.

Guadiola humbi finalen e Ligës së Kampionëve sezonin e kaluar dhe këtë herë ai u eliminua nga kompeticioni kur ishte me një këmbë e gjysmë në finale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat