Shitja e Milanit kthehet në ankand

Futboll

Shitja e Milanit kthehet në ankand

Më: 5 maj 2022 Në ora: 18:26
Shitja e Milanit kthehet në ankand

Situata në lidhje me shitjen e Milanit vazhdon ku sipas lajmeve të ditëve të fundit shitja e klubit te fondi “Investcorp” duket shumë afër.

Qetësia e kësaj tratative duket të ketë ndryshuar në orët e fundit, me daljen në skenë të një emri të ri i cili është i interesuar për blerjen e kuqezinjve.

Sipas “SkySportsUK”, një fond amerikan i njohur si “RedBird” i është afruar kryesisë së klubit me një ofertë prej 1 miliardë eurosh për blerjen e klubit.

Nuk ka ende konfirmime zyrtare nga ana e Milanit lidhur me këtë ofertë por raportimet nga ishulli tregojnë dëshirën e këtij fondi për t’iu bashkuar botës së futbollit me anë të blerjes së Milanit.

Sidoqoftë oferta e tyre është me e vogël se ajo aktualja e “Investicorp” dhe pritet të shihet nëse ky interesim i fundit amerikan do të konkretizohet në orët e ardhshme në një duel mes fondeve për blerjen e klubit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat