Nëna e Mbappes mohon zërat...

Futboll

Nëna e Mbappes mohon zërat...

Më: 5 maj 2022 Në ora: 22:12
Nëna e Mbappes mohon zërat...

Pak minuta më herët, mediumi i madh francez, Le Parisien raportoi se Mbappe ka arritur marrëveshje në parim me PSG-në për kontratë të re dy vjeçare.

Por, këto raportime i ka demantuar nëna e Mbappes, e cila doli me një njoftim zyrtar.

“Nuk ka asnjë marrëveshje në parim me Paris Saint-Germain apo ndonjë klub tjetër.

Diskutimet rreth të ardhmes së Kylian vazhdojnë me qetësi të madhe për ta lejuar atë të bëjë zgjedhjen më të mirë, në respekt të të gjitha palëve”, tha ajo.

Mbappe ka shprehur publikisht dëshirën për t’u larguar, por nuk u lejua në verë, teksa kontrata e tij aktuale skadon në qershor të këtij viti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat