Cilat janë planet?

Futboll

Cilat janë planet?

Më: 6 maj 2022 Në ora: 11:52
Cilat janë planet?

Giorgio Chiellini ende nuk ka komunikuar se çfarë do të bëjë në të ardhmen, kur të tërhiqet nga kombëtarja italiane dhe të largohet nga Juventus, por duket se idetë i ka të qarta.

Duke folur për “La Stampa”, mbrojtësi theksoi se pë momentin është i fokusur në të luajturit futboll, por më tej shtoi se në të ardhmen e sheh veten trajner.

“Për sa kohë je futbollist, je i fokusuar vetëm në këtë. Dhe deri më sot në kokën time kam qenë gjithmonë një futbollist 100%, kur e bën këtë punë vetëm kështu mund të jetë.

Sigurisht që në të ardhmen do të doja të kisha një rrugë në trajnim, në të cilën të rris përvojën e pasur që kam fituar ndër vite dhe ta bëj të disponueshme në një kontekst të ri”,-deklaroi italiani.

Kontrata e Chiellini me Juven mbaron verën e ardhshme dhe pas saj me shumë mundësi mbrojtësi italian do të kalojë në Amerikë për të mbyllur karrierën si futbollist, e më pas për të nisur një etapë të re në jetën e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat