Tre finale për 10-të ditë

Futboll

Tre finale për 10-të ditë

Më: 6 maj 2022 Në ora: 12:03
Tre finale për 10-të ditë

Sevilla, Tirana dhe Parisi do të presin finalistët e kompeticioneve më të vlefshme evropiane nga data 18 maj deri me 28 maj.

Stadiumi i parë që do të jetë nikoqir i një finale spektakloare, do të jetë Ramón Sánchez-Pizjuán Stadium.

Në qytetin e andaluzianëve, tifozët e Rangers dhe të Frankfurt do të kenë mundësi të shikojnë skuadrën e tyre të zemrës, në finalen e UEFA Europa League.

Frankurt për të arritur në finale mposhti çekanët e West Ham United, ndërsa Rangers bëri përmbysje të jashtëzakonshme duke eleminuar RB Leipzig e cila kishte epërsinë e dy golave nga ndeshja e parë.

Tirana do të jetë qyteti i dytë e cila do të ketë fatin për të organizuar finalen e UEFA Conference League.

Roma dhe Feyenoord do të ballafaqohen për trofeun e u parë në histori të Ligës së Konferencës, e cila do të luhet në Air Albania.

Për të arritur në finale Roma mposhti Leicester Cityn me rezultat 2-1 pas dy ndeshjeve, ndërsa Feyenoord u kualifikua me rezultat 2-3 pas dy ndeshjeve.

Finalja më e madhe evropiane për klube, do të organizohet në qytetin e Parisit, kjo finale ishte vendosur në fillim të kampionatit të zhvillohej në Rusi, por pas agresionir Rus në Ukrainë, UEFA vendosi ta zhvendoste finalen në kryeqytetin Francez.

28 maj 2022, do të mbyllet edicioni 2021/22 në futbollin evropian, me finalen klasike në mes të Liverpool dhe Real Madrid.

Real Madrid arriti të eleminonte Manchester Cityn, pas një ndeshje të çmendur në Bernabeu, me 120 minuta të luftuara nga dy skuadrat, ndërsa Liverpool nuk lejoi befasinë ndaj Villareal duke arritur finalen e 10-të në histori të klubit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat