Titull, rikthim në Superiore

Futboll

Titull, rikthim në Superiore

Më: 6 maj 2022 Në ora: 12:39
Titull, rikthim në Superiore

Bylisi është një nga dy skuadrat që siguroi ngjitjen në elitën e futbollit shqiptar. Skuadra ballshiote rikthehet në Abissnet Superiore, ndërsa tani është momenti për festën e madhe. Sfida e fundit e kampionatit të Kategorisë së Parë, kampionat të cilin Bylisi e mbylli në vend të parë, do të luhet përballë Besës së Kavajës.

Klubi u ka bërë thirrje tifozëve që të mos mungojnë të shtunën në stadium për të festuar së bashku. “Festa e kampioneve! Ditën e shtunë, ora 16:00 luajmë në ‘Adush Muca’ sfidën ku do të kurorëzohemi si më të mirët e garës!

Presidenca ka marrë të gjitha masat për ta kthyer në festë, sepse është në një vit të shënuar, atë të 50-vjetorit të FK BYLIS!  Një sezon me shumë arritje për skuadrën e parë, U-21 dhe moshat… prandaj të festojmë së bashku!

Ejani në ‘Adush Muça’ ku hyrja është falas, ndërsa për shallin, bluzën e dekorin ka menduar presidenca për secilin nga ne dhe të festojmë si kampionë! Së bashku ja dolëm, së bashku për Bylisin!”, lexohet në postimin e klubit ballshiot.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat