Telashe për Allegri-n

Futboll

Telashe për Allegri-n

Më: 6 maj 2022 Në ora: 14:39
Telashe për Allegri-n

Ëndrra e Juventus-it dhe Massimiliano Allegri-t për sezonin e ardhshëm është Frenkie de Jong, mesfushori holandez që duket se ka shumë mundësi të largohet nga Barcelona në fund të sezonit.

Një operacion i vështirë për shkak të çmimit të kartonit dhe të rrogës së lojtarit, por edhe për shkak të interesimit të skuadrave të tjera të mëdha për lojtarin.

Në fakt, siç ka bërë të ditur Daily Mail, Manchester United e ka vënë në shënjestër, por edhe Manchester City i Pep Guardiola-s, me Qytetarët që kanë qenë afër De Jong-ut tre vite më parë.

Pep do t’i thotë lamtumirë Fernandinho-s në fundin e sezonit dhe i duhet një mesfushor tjetër që të jetë në gjendje të luajë para mbrojtjes, por edhe në një pozicion më të avancuar.

E përditshmja angleze ka folur për të paktën tri blerje nga ana e City-t në merkaton e verës, mes të cilëve Erling Haaland, me Julian Alvarez që është marrë tashme dhe që do të kërkojë ta bindë Guardiola-n ta mbajë në ekip.

De Jong do të ishte lojtari perfekt për trajnerin spanjoll dhe holandezit duket se i pëlqen më shumë një transferim në Premier në krahasim me Serinë A.

Juventus, në këtë rast, do të duhej të bënte një shpikje për të mposhtur konkurrencën e City-t. Barcelona do vetëm para dhe asnjë lojtar në këmbim, pa harruar rrogën 8 milionë euro në sezon të futbollistit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat