Vidal: Të gjithë duam të arrijmë objektivat tona

Futboll

Vidal: Të gjithë duam të arrijmë objektivat tona

Më: 6 maj 2022 Në ora: 16:32
Vidal: Të gjithë duam të arrijmë objektivat tona

Mesfushori i Interit, Arturo Vidal, pak orë pas ndeshjes ndaj Empolit, ka folur për televizionin zikaltër, duke u ndalur në disa momente të karrierës së tij dhe mënyrën e të jetuarit të futbollit:

“Në karrierën time kam pasur fatin të jem protagonist në ndeshje të rëndësishme. Me fanellën e Interit më ndodhi në fitoren kundër Juventusit më 17 janar 2021. Me golin tim dhe atë të Barellës fituam një ndeshje që na dha shtysë të madhe drejt fitimit të titullit.

Kundërshtari më i fortë që kam takuar? Messi. Më i vështiri, të përballesha me të në stërvitje? Ribery. Festimet me shokët e skuadrës? Të gëzoj së bashku me shokët e mi është gjëja më e mirë, së bashku me aftësinë për të ndihmuar ekipin.

Ky grup përbëhet nga lojtarë të vendosur, të bashkuar brenda dhe jashtë fushës për të dhënë më të mirën e tyre. Të gjithë duam të arrijmë objektivat tona, siç bëmë me Superkupën”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat