Conte i bën presion presidentit

Futboll

Conte i bën presion presidentit

Më: 6 maj 2022 Në ora: 18:31
Conte i bën presion presidentit

Totenhemi është ende në garë për një vend në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm, edhe pse sfidat e radhës do të jenë të vështira për skuadrën e Kontes, duke e bërë të vështirë arritjen e këtij objektivi.

Duket se kjo gjë mund të sjellë dhe largimin e italianit nga anglezët, pas vetëm disa muajsh në krye.

Gjithsesi, presidenti i klubit, Daniel Levi, duket se nuk do të humbasë Konten dhe është gati të përpiqet ta mbajë me çdo kusht.

Për këtë duket se ka zgjedhur të flasë vetë italiani me të, duke i kërkuar të shpenzojë shumë, nëse do që Totenhemi i tij të arrijë të fitojë trofe, ashtu siç ka bërë Jurgen Klop me Liverpulin, në të kundërt, duhet të shpresojë te një mrekulli.

Siç bëjnë me dije mediat angleze, Konte ka një listë të gjatë emrash që kërkon të afrojë në këtë merkato dhe nëse kërkesat e tij nuk plotësohen, italiani mund të largohet pa filluar sezoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat