Perez planifikon befasinë

Futboll

Perez planifikon befasinë

Më: 7 maj 2022 Në ora: 12:50
Perez planifikon befasinë

Real Madridi raportohet se po mendon të bëjë një lëvizje për Romelu Lukakun.

Sulmuesi belg pritet të largohet nga Chelsea gjatë afatit kalimtar të verës, pasi ka dështuar sërish të dëshmohet te skuadra londineze.

Sipas “Defensa Central”, Real Madridi e sheh 28-vjeçarin si alternativë nëse nuk ia del të nënshkruajë me Erling Haalandin.

Pavarësisht se Kylian Mbappe pritet të transferohet në “Santiago Bernabeu”, presidenti i klubit spanjoll, Florentino Perez, thuhet se e dëshiron një sulmues tipik për t’ia shtuar konkurrencën Karim Benzemas.

Lukaku me Chelsean ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2026.

Interi dhe Paris Saint-Germaini besohet se janë klubet tjera të interesuara për transferimin e reprezentuesit belg.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat